Botë

Finlanda, krerët shtetëror kërkojnë aderim në NATO

12.05.2022 15:35

Finlanda bën një hap më pranë NATO-s...

Krerët e Finlandës kanë bërë thirrje që të merren të gjitha hapat për anëtarësim dhe atë sa më shpejt. Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, dhe kryeministrja Sanna Marin, thonë se vendimi përfundimtar do të sillet pasi të shqyrtohet në Kuvend.

Havisto: Paparashikimi i Rusisë, problem i madh

Për shkak të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, Finlanda reformon politikën e sigurisë.

“Sjellja e paparashikuar e Rusisë është problem direkt. Rusia është e gatshme të kryejë operime që janë shumë të rrezikshme edhe për të dhe do të rezultojnë me shumë viktima edhe të Rusisë. E dyta Rusia është e gatshme të kryej presion edhe ndaj fqinjëve përmes shpërndarjes së shpejt të forcave dhe pozicionimin e mbi 100mijë trupave në kufi pa mobilizimin e popullatës civile. E treta po përhapen zëra për përdorimin e armëve jokonvencionale siç janë armët bërthamore dhe kimike edhe pse ato janë të ndaluara me marrëveshje ndërkombëtare.”,- tha ministri i punëve të jashtme të Finlandës, Peka Havisto.

“Filozofia e Finlandës ishte të ruante marrëdhënie të mira me Rusinë. Ajo ishte pjesë e politikës së sigurisë por ajo që ndodhi e vështirësoi procesin. Besimi është dëmtuar rëndë.”,- theksoi analisti politik, Heli Hautala.

Anketat e fundit të realizuar në Finlandë flasin se qytetarët e mbështesin plotësisht anëtarësimin në NATO. Vendim i ngjashëm për inkuadrim në NATO pritet edhe nga Suedia.

“Ne jemi shtet i vogël nuk mund të mbrohemi vet. Duhet të jemi në NATO.”,- u shpreh një qytetar.

“Po. Finlanda do të përshtatet lehtë, veç më ka raporte të mira me shtetet anëtare të NATO-s.”,- theksoi një qytetar.   

Qytetarët finlandezë mbështesin anëtarësimin, Peskov: Zgjerimi s’do të thotë stabilitet më i madh

Moska ka kërcënuar me sanksione dhe përforcime ushtarake përgjatë bregdetit Baltik, nëse dy shtetet heqin dorë nga neutraliteti ushtarak.

“Zgjerimi i NATO-s dhe afrimi i infrastrukturës së tyre ushtarake në vijat tona kufitare nuk paraqesin siguri dhe stabilitet më të madh as për Botën e as Europën dhe kontinentin euro-aziatik. Të gjithë duan të shmangin një konfrontim të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s, përfshirë edhe Rusinë.”,- deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov.

Rusia kufizohet me 14 shtet prej të cilave 5 janë anëtare të NATO-s. Aderimi i Finlandës do të thotë dyfishim i kufirit tokësor me Aleancën.

SANIJE DURAKU