Maqedoni

Zëdhënësja e Komisionit Evropian: Shkupi dhe Sofja të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë

12.05.2022 15:53

Komisioni Evropian i bën thirrje Shkupit dhe Sofjes të përqendrohen në zgjidhjen e dallimeve...

Komisioni Evropian i bën thirrje Shkupit dhe Sofjes të përqendrohen në zgjidhjen e dallimeve dhe të respektojnë politikën e fqinjësisë së mirë. Zëdhënësja e ekzekutivit të BE- së, Ana Pisonero, me qëndrim se bisedimet mes dy vendeve në kontest duhet t'i paraprijnë hapjes zyrtare të negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut.

“Thirremi në rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Pozicioni ynë është që t'i inkurajojmë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut në  gjetjen e  zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët në kontestin bilateral dhe të fillojnë të punojnë në hapjen e bisedimeve formale sa më shpejt.  Ndjekim atë që po ndodh  edhe me formimin e klubit kulturor bullgar,  e emëruar me figurë kontroverse që u shoqërua me reagime të fuqishme nga ana e qytetarëve. E dini qëndrimin tonë për dinjitetin njerëzor, demokracinë e lirë, sundimin e ligjit, në bazë të së cilave është ndërtuar Bashkimi Evropian.”,- deklaroi zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.

Zëdhënësja e KE-së Pisonero ka komentuar edhe bllokimin e punës së parlamentit. Iu bën thirrje partive politike që  të sillen në mënyrë konstruktive dhe t' i shmangen ngecjeve  që  stagnojnë procesin e reformave dhe  që dëmtojnë interesin e qytetarëve.

NERMIN MULAKI FEJZULLAHU