Kriza politike, Mickovski fton në takim Kovaçevskin, Mickovski mbështet ndryshimet zgjedhore

12.05.2022 16:22

Kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski....

Kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski, shpëtimin nga kriza e krijuar politike e shikon në bisedimet e përbashkëta VMRO–DPMNE-LSDM, andaj ftoi kryeministrin Kovaçevski në takim të përbashkët, në të kundërtën do të vazhdojë bojkoti parlamentar.

Mickovski nuk e konsideron partinë e tij armike të pushtetit e as institucioneve por vetëm rivale e cila ia do të mirën shtetit dhe të ardhmes. Sipas kreut të VMRO-së, opozita është e gatshme që menjëherë të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor, për një njësi zgjedhore ashtu siç kanë kërkuar partitë më të vogla.

“Pasi që për momentin LSDM po taktizon, nuk e di se ku do të rreshtohet, pas këtyre partive apo pas BDI-së. Ja ne si VMRO–DPMNE themi se është e thjeshtë, në parlament të miratojmë atë që kërkojnë partitë e vogla, të kemi një njësi zgjedhore dhe vota e qytetarit të peshojë njëjtë gjithkund. Më pas s’ka problem do të krijojmë grup të punës, i cili bashkë me Tupançevskin do të punojë në ndryshimet e kodit zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE-së.”,- deklaroi kryetari i VMRO–DPMNE–SË, Hristijan Mickovski.

Partitë më të vogla, pjesë e koalicionit qeverisës, ngritën çështjen për një njësi zgjedhore për të qenë në pozitë më të barabartë në zgjedhje, madje edhe u kërcënuan se do të lëshojnë koalicionin me LSDM-në. Partitë më të mëdha pranuan propozimin vetëm në mënyrë deklarative.

Ministri Tupançevski paralajmëroi se grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë do të punojnë në ndryshimet duke finalizuar gjashtë muaj para zgjedhjeve. (Meral Ismaili, TVM2)