Dita e Informatorëve, “informatorët kontribuojnë në zbulimin e krimeve”
Informatorët, dëshmitarët e mbrojtur, gazetarët dhe sektori civil....

Informatorët, dëshmitarët e mbrojtur, gazetarët dhe sektori civil janë ata që më së shumti ndihmojnë në zbulimin e keqpërdorimeve të ndryshme. Në vend pikërisht ata japin kontribut serioz në detektimin e krimit të rëndë dhe mashtrimeve, theksoi ministri i drejtësisë, Tupançevski, në fjalimin e tij me rastin e ditës së informatorëve.
“Sa i përket asaj që quhet dhënie e informatave për keqpërdorimet, apo ajo që quhet informacion i brendshëm, jo gjithherë kemi sukses që të arrijmë deri te informacioni, apo deri në brendësi të informacionit, pasi e gjithë ajo kërkon një konceptim të caktuar, të ketë mbrojtje të mirë apo adekuate për personin që jep informacione.”,- tha ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.
Qytetarët që lajmërojnë parregullsi apo keqpërdorime të ndryshme janë patriot të vërtetë, në krahasim me atë që krimin e shohin por heshtin, theksoi euroambasadori Gir. Sipas tij shumë shpesh informatorët janë të ekspozuar në armiqësi, urrejtje apo hakmarrje, prandaj informatorët duhet të marrin mbrojtje të plotë
“Janë të nevojshme hapa konkret nga institucione kompetente. Institucionet nuk guxojnë të qëndrojnë të shurdhra, ata duhet të dinë se cilat janë obligimet e tyre dhe duhet të veprojnë. Duhet të ketë politika të cilat do t’i ndjekin kundërvajtjet për prevenimin e shkeljes së të drejtave.”,- u shpreh euroambasadori, Dejvid Gir.
Deri te anti-korupcioni nga viti 2018 deri në vitin 2021 kanë arritur 28 kallëzime nga informatorë, nga të cilat vetëm një është pranuar dhe proceduar deri në prokurori, informoi kryetarja e anti-korrupsionit Ivanovska.
“Kallëzimet e dorëzuara përmes kanalit për informacion të brendshëm, i cili është i vendosur nëpër institucione tregon se megjithatë qytetarët po inkurajohen të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të lajmërojnë dyshime, përkatësisht njohuritë e tyre për parregullsi apo shkelje ligjore në punën e institucioneve.”,- u shpreh kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
Ekspertët theksojnë se bashkëveprimi në mes informatorëve dhe institucioneve është garanci më e madhe për arritje të qëllimeve. (Ersan Pajaziti, TVM2)
