Tetovë, revizioni konstatoi parregullsi financiare në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”
Gjatë një inspektimi të kryer në Gjimnazin “Kiril Pejcinoviq” në Tetovë....

Gjatë një inspektimi të kryer në Gjimnazin “Kiril Pejcinoviq” në Tetovë, Revizioni komunal i Tetovës ka konstatuar një sërë shkeljesh financiare që kanë dëmtuar buxhetin e shkollës dhe kanë penguar mbarëvajtjen normale të procesit edukativo-arsimor.
Llalla: Nuk ka shkelje, vendimi i komunës - selektiv
Ndërkohë, Këshilli i Shkollës ka njoftuar kryetarin e komunës për shkarkimin e drejtoreshës, Teuta Llalla.
“Komuna përmes avokatit ka iniciuar gjithashtu edhe një procedurë për të konstatuar shkeljet ligjore që janë bërë nga na e drejtoreshës”,- thuhet mes tjerash në raportin e lëshuar.
Nga ana tjetër drejtoresha e gjimnazit të Tetovës, Teuta Llalla, ka reaguar në lidhje me revizionin e kryer në këtë institucion, duke e quajtur si selektiv.
Ajo ka konfirmuar se i është dorëzuar një akt-vendim nga përfaqësuesit e komunës së Tetovës, të lëshuar nga kryetari i komunës, sipas të cilës kërkohet shkarkimi i saj.
Llalla mohon të ketë pasur keqpërdorime me mjetet financiare të shkollës gjatë kohës derisa ajo po ushtron funksionin e drejtorit të shkollës dhe shton se revizioni është bërë në mënyrë selektive. (Visar Sadiki, TVM2)
