Dita Botërore e Infermiereve, Beshlikovska: Misioni ynë, të parandalojmë sëmundjet
Puna e infermiereve është mision i lartë....

Puna e infermiereve është mision i lartë dhe ndihmë për njerëzit në nevojë, tha kryetarja e Unionit të Shoqatave të Infermierë, me rastin e Ditës Botërore të Infermierëve.
“Është shumë mirë të jesh infermiere sot. Kur të japin një dorë dhe nuk është kërkuar, dije se ishte nga infermierja. Të dashur kolegë, ti kesh të gjitha këto epitete nuk është e thjeshtë. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se çfarë përfaqësojmë ne në profesionin tonë dhe cili është misioni ynë. Në spitale ekzistojmë për të parandaluar sëmundjet, për të promovuar shëndetin, parandalimin, rehabilitimin dhe lehtësimin e dhimbjeve.”,- deklaroi kryetarja e Unionit të Shoqatave të Infermierëve, Gordana Beshliovska.
Sali: Nga muaji korrik do t’i rrisim pagat
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ndërkohë paralajmëroi paga më të larta për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë që nga muaji korrik,I cili siguroi se dikasteri i tij po punon për këtë çështje.
“Në kontunitet ne punojmë për kushtet më të mira për punë, si për infermierët po ashtu edhe për të gjithë të punësuarit në shëndetësi. Në muajin korrik presim rritje të pagave, e cila është në përputhje me rritjen graduale të pagave në përputhje me Sindikatën e Shëndetësisë dhe të gjitha sindikatat e tjera.”,- u shpreh ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Pendarovski:Pandemia tregoi peshën e punës së mjekëve
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, përmes një video fjalimit tha se pandemia i ka treguar dobësitë e sistemit shëndetësor, por njëkohësisht edhe rëndësinë dhe peshën e punës së personelit shëndetësor.
“Ata e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë peshën më të madhe të pandemisë ,të shoqëruar me stres dhe me kujdestari natë dhe ditë .Infermierët janë heronjtë e vërtetë të kohës sonë që vazhdojnë në përditshmëri të kujdesen për shëndetin dhe jetën e njerëzve.”,- theksoi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Në Ditën Botërore të Infermierëve u përmendën gjashtë infermieret që humbën jetën e tyre për t’i shpëtuar jetën pacientëve në kohën kur Covid-19 ishte i ashpër në mesin e qytetarëve. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
