Bujqësi, 100 euro subvencionim shtesë për bujqësi
Ai thotë se ka një interesim të madh për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore....

Prodhimi i ushqimit është shumë i rëndësishëm kur kemi disa kriza aktuale, për të vënë në funksion resurset natyrore, tha ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski, nga rajoni i Pellagonisë.
Ai thotë se ka një interesim të madh për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore për prodhimin e kulturave strategjike në mënyrë që të zvogëlohet importi në periudhën e ardhshme.
Deri më tani janë pranuar 1470 aplikime për blerje të traktorëve me fuqi më të madhe dhe janë paguar paratë e para nga fondi intervenues. Për një javë shtoi ai do të ketë njoftim të ri publik.
“Interesi i shpalljes publike që hapëm dje në Ministrinë e Bujqësisë për këto 5722 hektarë për ndarje të tokës bujqësore është shumë i madh, mbi tre hektarë, pra 605 njësi që janë vendosur në shpallje publike dhe lirisht mund të them se Interesi i fermerëve është tre herë më i madh se më parë.”,- tha ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
Nikollovksi pret dyfishim të prodhimit të lulediellit, fermerët këtë vit do të marrin 100 euro subvencion, një movitim shtesë nëse kanë një ton e gjysmë rendiment për hektar.
“Mund të arrijmë deri në 10 mijë tonë luledielli këtë vit, që do të jenë objektet e blera të përpunimit, që bëjnë vaj gatimi. Vitin e kaluar blerja ishte pesë mijë tonë, rritja është sipërfaqësore, presim nga tetë deri në dhjetë mijë ton këtë vit dhe vazhdimësi e politikave të subvencioneve, mbështetje për prodhimin e lulediellit.”,- theksoi ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
Nikollovski apeloi Kuvendin që urgjentisht të miratoj zgjidhjet ligjore në interes të fermerëve për të filluar pagesën e kultivuesve të duhanit dhe subvencionet nga masat dhe programet tjera. (Sedat Selimi, TVM2)
