Maqedoni
Hiqet ndalesa për automjetet e rënda transprtuese në Strazhë dhe në rrugën Mavrovë-Dibër
06.01.2015 15:16
Ndalesa për automjetet e rënda transportuese në vendkalimin malor Strazhë është hequr në orën 10:15, ndërsa në orën 12.00 në aksin rrugor Mavrovë-Dibër...

Mbetet në fuqi ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Dibër-Strugë.
Përndryshe, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në vend po zhvillohet në kushte dimërore në disa vende me copëza të mbetura të borës nëpër rrugë. Reshje nga bora shënohet në pjesët veriore, veriperëndimore dhe juglindore të shtetit. Për shkak të temperaturave të ulëta në orët e mëngjesit vërehet paraqitje e ngricës.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, veçanërisht në pjesët të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti./mia
