Edukatorëve do t’u ulen pagat këtë muaj, mjetet do t’iu kompensohen muajt në vijim

12.05.2022 18:51

Pagat e edukatorëve në kopshte ishin tema e debatimit....

Pagat e edukatorëve në kopshte ishin tema e debatimit mes SAShK-ut dhe MPPS-së. Të dyja palët u shprehën të kënaqura nga negociatat, sepse ka gatishmëri për gjetjen e një zgjidhjeje për institucionet parashkollore. Këtë muaj edukatorët do të marrin paga më të ulëta për periudhën e kohëzgjatjes së grevës, por këto mjete do t’iu kompensohen muajt në vijim.

“Drejtorët dhe kontabilistët po përgatisin rrogat në pajtueshmëri me ligjin. Siç tha kryetari i SAShK-ut, po gjejmë zgjidhje ligjore se si ta zgjedhim këtë problem, për momentin kjo rrogë do të ulet, por bashkërisht me SAShK-un, ekipin juridik në ministri dhe SAShK, do të gjejmë zgjidhje se si bartësit e veprimtarisë edukatorë dhe përkëdhelës të cilët e kanë të drejtën e grevës të garantuar me kushtetutë do të gjejmë zgjidhje të përbashkët se si muajve të ardhshëm këto të holla t’u kompensim.”,- tha ministrja e punës dh e politikës sociale, Jovanka Trençevska.

“Zgjidhje të përbashkët deri në këto momente nuk kemi, por ka sinjale pozitive se në kuadër të ligjit dhe marrëveshjeve kolektive do të gjendet zgjidhje që në periudhën e ardhshme këto mjete të paguhen apo të kompensohen. Konsideroj se kjo çështje do të përfundojë pozitivisht dhe do të debatohet për funksionimin e çerdheve për shumë çështje në interes të anëtarësisë sonë.”,- theksoi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.

Negociatat mes palëve do të vazhdojnë për përpilimin e një kontrate të re kolektive për sferën e mbrojtjes së fëmijëve, ndërsa deri të martën SAShK-u do t’u dorëzojë listën e negociuesve që të fillojnë negociatat për marrëveshje kolektive të re, e cila do të përfundojë deri  në fund të muajit qershor. Takimi i radhës mes MPPS-së dhe SAShK-ut do të mbahet të martën. (Flutura Latifi, TVM2)