Maqedoni
EVN: është stabilizuar furnizimi me rrymë
06.01.2015 15:36
Shumë familje fillim-vitin e kanë pritur në errësirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike...

Kjo për shkak të defekteve që kanë ndodhur në rrjet, pas problemeve të shkaktuara nga moti i ftohtë i shoqëruar me reshje të bores dhe ngrica.
Por, Vlera Gjakova, zëdhënëse e Kompanisë Energjetike EVN, njofton se pas një pune shtatëditore janë mënjanuar të gjitha defektet, me çka është arritur normalizimi i rrjetit energjetik në tërë vendin.
“Në një afat kohor mjaft të shkurtër, ne arritëm t’i sanojmë të gjitha problematikat nëpër të gjitha këto rajone. Ishte rajoni i Strugës, i Ohrit, i Prespës, rajoni i Rekës, pastaj ishte edhe qendra Zhupa. Në shumicën e këtyre vendeve, ekipet e EVN-së janë munduar maksimalisht që të sanojnë problemet, mirëpo problemi kyç ka startuar me largpërçuesin apo me trafostacionin 35 kw, i cili nuk ishte i EVN-së, por ishte i MEPSO-s, nga tensioni i lartë”- deklaroi zëdhënësja e EVN-së, Vlera Gjakova.
Nga EVN-ja apelojnë që qytetarët të paguajnë faturat me rregull, si dhe të shfrytëzojnë në mënyrë sa më racionale energjinë elektrike, sidomos në rajonet që këtyre ditëve kishte defekte.
BESIM ABDULLAI
