Maqedoni

“Eurovision 2022”, 10 finalistët e natës së dytë, RMV jashtë finales

13.05.2022 13:35

Përfaqësuesja e RMV-së në natën e dytë të gjysmë finales së Festivalit Evropian të Këngës..

Përfaqësuesja  e RMV-së në natën e dytë të gjysmë finales së Festivalit Evropian të Këngës nuk arriti të kualifikohet në natën finale e cila do të mbahet nesër. 

Në skenën e madhe të Pala Olimpico-s në Torino të Italisë ku edhe po zhvillohet edicioni I 66-të I Evrovizionit, Andrea Koevska me këngën "Circles" performoi e 11-ta me rradhë në mesin e 18 pjesmarrësve të shteteve tjera. Në natën e dytë gjysëm finale u kualifikuan Serbia, Belgjika, Republika Çeke, Azerbajxhani, Polonia, Finlanda, Estonia, Australia, Suedia dhe Rumania.

Ndërsa nga nata e parë e gjysmëfinales shtetet që arritën të kualifikohen për në finale e së shtunës janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda. Nesër mbrëma, në finalen e madhe të Eurovision 2022, adhuruesit e ngjarjes do të kenë mundësinë të dëgjojnë këngët e përzgjedhura dhe të votojnë për të preferuarin e tyre nga vendet e përzgjedhura pjesëmarrëse.

Sipas sondazheve të shkruara shtetet favorite janë Ukraina, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Italia, Spanja, Polonia, Greqia, Serbia, Norvegjia dhe Holanda. Na mbetet të shohim natën finale të Festivalit Evropian të Këngës që do të mbahet të shtunën më 14 maj,transemtimin e  të cilit do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejtë si çdo herë në TVM 2, TVM 2 sat dhe valët e  Radio Shkupit.

LEUNORA KALIQI