Kuvend, emërimet në kushtetuese në komision parlamentar
Emërimet për gjykatës në gjykatën kushtetuese...

Emërimet për gjykatës në gjykatën kushtetuese janë shtruar për debat në komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Edhe pse partitë ende nuk kanë thënë zyrtarisht propozimet e tyre, flitet se propozime të LSDM-së janë prokurori publik Lubomir Joveski, Fatmir Skender gjykatës në gjykatën e apelit, dhe Tanja Vasiq, e cila ishte këshilltare e drejtësisë në ministrinë e shëndetësisë dhe më pas në drejtësi.
Propozimet e VMRO – DPMNE – së mund të jenë profesori i drejtësisë Savo Klimovski, Todor Vitlarov prokuror publik, dhe profesoresha, Rodna Zhivkovska. Opozita insiston që përzgjedhja e tyre të bëhet sikurse për antikorrupsionerët edhe pse kushtetuta nuk e mundëson një gjë të tillë.
“Për kandidatët e paraqitur ti marrim biografitë, ti shqyrtojmë, dhe mediat, opinioni publik, por edhe ekspertët të diskutojnë për propozimet e njëjta.” – tha Deputeti i VMRO –DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Pushteti konsideron se fillimisht do të duhet të nis procedura për emërimin e kandidatëve dhe më pas të hapet debati.
“Të nisim me procedurën, deputetët ti thonë propozimet, pasiqë kjo është procedura në përputhje me rregulloren dhe ti japim shans debatit dhe të votohen emrat për të cilat shumica vendos se duhet të zgjidhen.” – deklaroi Deputeti i PRSD-së, Goran Misovski.
Pavle Trajanov kërkoi që kandidatët e ri të jenë politikisht të pavarur.
“Do të propozojmë gjykatës të cilët sikurse deri më tani e gjithë gjykata kushtetuese do të jetë e partizuar dhe s’do punojë në funksion të mbrojtjes së rendit juridik, por do të punojë nënë dirigjim të partive parlamentare.” – theksoi Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
Gjykata kushtetuese tanimë një vit është e bllokuar dhe punon me pesë gjykatës nga gjthsej nëntë anëtarë, aq sa duhet të ketë. Në mungesë të përbërjes së plotë të gjykatës kushtetuese tanimë 30 lëndë presin seancën e radhës pasi kushtetuesja të kompletohet. (Meral Ismaili, TVM2)
