Maqedoni
Finance Think: Ekonomia joformale, dëmton buxhetin 2.5 miliard euro
13.05.2022 15:30
Mbi 2.5 miliardë euro në vit në vend që të përfundojnë në Bruto Prodhimin vendor përfundojnë në xhepat privatë...

Mbi 2.5 miliardë euro në vit në vend që të përfundojnë në Bruto Prodhimin vendor përfundojnë në xhepat privatë thotë analiza e fundit nga Instituti Finance Think. Nga Isntituti shtojnë se ekonomia e zëzë në vitin 2020 ka përfshirë rreth 23,2 % të BPV-së.
Sipas hulumtimit të këtij instituti mosbesimi në sistemin tatimor, situata politike dhe korupcioni janë arsyet kryesore që qytetarët në vend që të përfitojnë në mënyrë legale tentojnë që të përfitojnë duke anashkaluar sistemin.
“Pse është e lartë ekonomia joformale veçanarisht në Ballkanin Perendimor? Sipas hulumtimeve është për shkak të moralit të ulët tatimor. Ndërsë përse ka moral të ulët tek njerëzit? Për shkak të vlerës të cilën e ka sistemi tatimor i cili është i ndryshëm tek qytetarët në drejtim të obligimit që të pagujnë tatime. Ndërsa arsyet janë korupcioni i lartë, jo stabiliteti politik si dhe mënyra se si shteti i harxhon paratë e qytetarëve”, u shpreh Bojan Srbinovski nga Finance Think.
Nga ky institut shtojnë se rritja e dënimeve mund të ketë efekt negative dhe nuk janë zgjidhje për ekonominë joformale por funksionaliteti I institucioneve.
“Pa marë parasysh se sa janë dënimet, nëse ju I risni dënimet ndërsa keni mehanizëm të dobët dhe koruptiv institucional aaq ma profitabil do ti bëni subjektet koruptive që të përfitojnë me dënime më të mëdha për shkak se do të fshehin ekonominë ajo të mbetet e padetktuar”, theksoi Srbinovski.
Sipas hulumtimit nevojit dizajnim I politikave për rritjen e produktivitet në afat të gjatë nëpërmjet stimulimit të tregut vendor dhe liberalizim nëpërmjet relkasimit të rregullativave dhe forcimim e tyre në sferën për marëdhenie punes , rritjes e kualiteteve të fuqisë punënrë e, të punës si dhe rritjen efikasiteit të administratës publike me qëllim që të ulë barrën mbi sektorin privat.
GAZMEND KURTISHI
