Maqedoni

Kovaçevski refuzon takim liderësh për zgjedhje

13.05.2022 15:46

Takim liderësh për caktuar datën për zgjedhje të parakohëshme parlamentare nuk do të ketë...

Takim liderësh për caktuar datën për zgjedhje të parakohëshme parlamentare nuk do të ketë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sërish iu përgjigj negativisht thirrjes së kreut të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski. Sqaroi se të gjithë paretnerët e koalicionit qeverisës janë deklaruar kundër zgjdhjeve të parakohëshme, prandaj një takim për të diskutuar një çështje tillë është I pakuptimtë.
 
“Një takim i tillë nuk duhet të mbahet pasi kërkesa vjen në një kohë të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Ne na pret dimri më i vështirë i kësaj gjenerate, me të cilin duhet të ballafaqohemi”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski: Dialogu të zhvillohet në kuvend
 
Kovaçevski sugjeron që dialogu politik duhet të zhvillohet në Kuvend, aty ku takohen deputetët e të gjitha partive politike parlamentare. 
 
“Është normale që partitë politike të takohen, porn ë shtet ekzistojnë institucione dhe institucioni që unifikon dhe ku punojnë të gjitha partitë politike, përfaqësues të qytetarëve të RMV-së është Kuvendi. Ne për momentin shohim se çfarë po ndodh në Kuvend. Dmth. atje ka bojkot klasik të Kuvendit, parktikisht blokim në të cilën nuk mundësohet që përmes debatit parlamentar të bisedohet për avansimin e zgjidhjeve ligjore”, theksoi Kovaçevski.    
 
Ndryshe, kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski kërkon zgjedhje të parakohëshme parlamentare duke marrë për shkas  rezultatet e zgjedhjeve lokale. Veç kësaj konsideron se qeveria aktuale ka dështuar në përballjen me krizat.
 
Meqë, partitë në pushtet refuzojnë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, pikërisht, për shkak të krizave, opozita e kryesuar nga VMRO DPMNE filloi bojkotin aktiv të Kuvendit.         
 
SHPËTIM NUREDINI