Projekt për festa të përbashkëta fetare
06.01.2015 16:09
Në kuadër të projektit “Shkolla të sigurta”, që parasheh forma të ndryshme të bashkëpunimit, të nxënësve, shkollave dhe institucioneve të tjera...

Në kuadër të projektit “Shkolla të sigurta”, që parasheh forma të ndryshme të bashkëpunimit, të nxënësve, shkollave dhe institucioneve të tjera, në Shkollën e Mesme Bujqësore “ Kiro Burnaz “ në Kumanovë, për të katërtën herë me rastin e Festës së “Krishtlindjes” u mbajt takimi i nxënësve maqedonas dhe shqiptarë me tryezë të pasur, ku kishte nxënës edhe nga Probishtipi. Takimet e këtilla mbahen nën patronazhin e MPB-së, sektori në Kumanovë.
Ndryshe, edhe nxënësit maqedonas gjatë festës së “Bajramit” festojnë bashkë me shokët e tyre të shkollave me mësim në gjuhën shqipe. (Nexhat Aqifi, TVM2)
