Ukrainë, forcat ruse dëbohen nga një rajon në Kharkov

13.05.2022 17:10

Pas luftimeve të ashpra pesë-ditore...

Pas luftimeve të ashpra pesë-ditore dhe përpjekjes së ushtarëve rus për të marrë Saltivkëen, rajon në periferinë verilindore të Kharkovit, ushtria ukrainase më në fund dëboi trupat ruse.

Por qyteti është kthyer në gërmadha.Të mbijetuarit e tronditur vëzhgojnë të dëshpëruar qytetin. Ky vend nuk është për të jetuar, por megjithate disa janë kthyer në strehat  e tyre të shkatërruara.

"Për momentin situata është stabile, por pesë ditë rradhazi kemi bërë betejat më të mëdha në të gjithë këtë zonë. Arritëm të stabilizonim situatën dhe të largonim forcat ruse. Disa civilë kanë filluar të kthehen në shtëpite e tyre, por këtu gjithcka është shkatërruar dhe vështirë është të jëtojsh” – tha Igor Feldman, ushtar i zonës.

“Kjo ishte një fushë beteje, kishte shpërthime shumë të forta çdo ditë gjatë gjithë kohës. Disa njerëz, në fillim, donin të qëndronin këtu, duke u mbrojtur në strehimoret e nëndheshme. Por më pas ata e kuptuan që ishte e pamundur të qëndroje këtu” – shprehet një banor i Kharkivit.

“Unë thjeshtë dua të kontrolloj apartamentin e djalit tim. Kam marrë mesazhe që thonë se po grabisin apartamentet." – deklaroi një banor tjetër i Kharkivit.

Beteja të ashpra ka patur edhe në qytetin port të Odessës, në Luhansk dhe Donetsk. Nga uzina Azovstal në Mariupol dalin pamjet e betejës të publikuar nga pjesëtarët e regjimentit Azov, që kanë nën kontroll objektin e çelikut, bastioni i tyre i fundit i mbetur në Mariupolin e pushtuar nga rusët. 1000 ushtarët e mbetur thonë se do të luftojnë deri në fund.

“Qyteti është në zjarr dhe forcat tona janë bllokuar tani në uzinën Azovstal pa asnjë lidhje me pjesët e tjera të Ukrainës. Ne jemi plotësisht autonom, të shkëputur nga linjat e furnizimit, nga çdo ndihmë dhe çdo mbështetje që mund të marrim. Ushtria ruse godet nga të gjitha anët, ata kanë epërsi në gjithçka, por jo në përkushtim dhe profesionalizëm. Ata duan të dorëzohemi por nuk mund t'u dorëzohemi rusëve sepse kjo do të thotë vdekje e menjëhershme, por do të luftojmë deri në ushtarin e fundit” – theksoi Komandanti i Regjimit  Azov, Illia Samoilenko.

Regjimenti Azov është një forcë elitare luftarake e Gardës Kombëtare të Ukrainës. Presidentii Ukrainës Volodimir Zelenski, kërkon të bisedojë ballë për ballë me Putinin dhe jo më ndërmjetësuesit e tij.

“Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij. Dhe në kuadër të dialogut, jo ultimatum.Largohuni nga ky territor që keni pushtuar që prej 24 shkurtit. Ky është hapi i parë që duhet të merrni për të disktuar për çdo gjë” – u shpreh Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Për të vëzhduar luftën, BE-ja premtoi 500 milionë euro të tjera mbështetje ushtarake për Ukrainën.

“Këto mjete janë shtysë për mbështetje ushtarake, më shumë presion ndaj Rusisë me sanksione ekonomike, vazhdimi i punës për një izolim ndërkombëtar të Rusisë, kundërshtimi i deinformimit për pasojat e luftës për çmimet e energjisë dhe ushqimeve në mbarë botën dhe paraqitja e një fronti të bashkuar për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës ." – deklaroi Shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Kjo ndihmë u premtua në takimin e G7-tës, që zhvillohet për Ukrainën.

“I kërkoi G7-ës të konfiskonte asetet ruse për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës. Situata e armëve është përmirësuar, por furnizimet duhet të vazhdojnë për të siguruar që Ukraina të marrë gjithçka që i nevojitet për të mposhtur Rusinë." – tha Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitry Kuleba.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian nënvizoi se vendet e G7 do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën “deri në fitore” kundër Rusisë.

Ky takim mbahet për të shtatën herë rradhazi dhe pika e diskutimit është mbështejtja për Ukrainën. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)