MASH dhe SASHK harmonizojnë qëndrimet, marrëveshja definitive pritet javën që vjen
Qëndrimet mes MASH dhe SASHK....

Qëndrimet mes MASH dhe SASHK për rritjen e pagave janë përafruar, por ende nuk ka epilog përfundimtar. Ka avansim në veçanti në sferën e lidhjes së marrëveshjes së re kolektive për punonjësit e arsimit.
Marrëveshja definitive mes palëve pritet javën që vjen.
“Sa i takon çështjes së përqindjes, besoj se do të na duhet një takim i rradhës që të përmbyllim edhe këtë gjë, dhe ta definojmë përfundimisht se cila do të jetë përqindja. Siç e dimë aktualisht kemi një nivel prej 12 përqind dhe diskutojmë për mënyra tjera për të plotësuar pjesën tjetër. Besoj se të hënën apo të martën do të kemi epilogun përfundimtar të këtyre diskutimeve dhe do të vazhdojmë debatet në të mirën e procesit arsimor në vitin e ardhsëm shkollor, bashkarisht me sindikatën dhe të tjerët” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
“Kishte në mënyrë shtesë disa propozime, se për sa përqind të rriten pagat, por sërisht kjo duhet të shkojë në Ministrinë e Finansave për analizë dhe kontroll se sa mjete financiare do të nevoiten dhe përfundimisht rreth metodologjisë së re për rritjen e pagave, ku do të inkorporohen edhe koeficientë e infalacionit dhe rritjes së pagës minimale. Negociatat duhet të përfundojnë javën e ardhshme dhe opinioni do të njoftohet. Se a do të ndërpritet greva, do të mvaret nga rezultatet e negociatave, prandaj deri më tani gjithçka mbetet e hapur” – u shpreh Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
Sa i përket përfundimit të vitit shkollor për filloristët nga MASH paralajmëruan se javën që vjen në konsultim me Byronë për zhvillimin e arsimit do të ketë vendim përfundimatar për prolongim ose jo të vitit shkollor për filloristët. (Flutura Latifi, TVM2)
