Maqedoni

Bojkoti i kuvendit, Kovaçevski: i dështuar, kuvendi vazhdon punimet

14.05.2022 14:23

Parlamenti është funksional edhe përkundër tentimeve për bllokim të punimeve...

Parlamenti është funksional edhe përkundër tentimeve për bllokim të punimeve, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kreu I ekzekutivit edhe njëherë ftoi VMRO – DPMNE – në të jetë më e përgjegjshme në verpimet e saj pasiqë të gjitha ligjet janë për të mirën e qytetarëve.

“Apsolutisht e papërgjegjshme në kushte krize të bëhet bojkot dhe bllokim I kuvendit. E para qytetarët këtë nuk e meritojnë , dhe e dyta deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm, pasiqë ata nuk I zgjedhin partitë politike por qytetarët dhe ata duhet të jenë aty 24 orë ashtu siç e thotë edhe rregullorja e kuvendit, pasiqë kuvendi duhet të sjellë vendime në favor të të gjithë qytetarëve të shtetit.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Mickovski: Vazhdojmë me hapat tjera të bojkotit
 
Kreu i VMRO–DPMNE–së konsideron se deklarata e kryeministrit për dështim të bojkotit, është e rreme, pasiqë në realitet veprojnë ndryshe para ambasadave duke ushtruar trysni ndaj neve që të ndërpresim rezitencën tonë. Sipas Mickovskit, VMRO – DPMNE do të vazhdojë bojkotin për të gjitha ligjet që nuk janë në interes të qytetarëve.
 
“Të hënën do të kemi mbledhje të komitetit ekzekutiv, do të hapim debat edhe për hapin e dytë dhe të tretë. Kjo është strategji e cila do të zgjasë shumë, pra s’do përmbyllet sot apo nesër. Kjo është një strategji e cila do të zgjasë. Unë nuk pres se menjëherë këta njerëz do të lëshojnë karriget të cilat fort I mbajnë, pasiqë ata e dijnë se asnjëherë më në në jetë s’do kenë një mundësi të tillë.”, tha kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski.
 
Kontesti me Bullgarinë, Kovaçevski: S’ka zgjidhje pa respekt të ndërsjellë
 
Kovaçevski thotë se më 22 maj nuk do të ketë konferencë të përbashkët qeveritare me Bullgarinë, nuk ka zgjidhje të dakorduar e cila mund të jetë bazë për marrëveshje të ndërsjellë deklaroi Kovaçevski. 
 
“Zgjidhje me Bullgarinë është e mundur nëse ajo zgjidhje bazohet në vlera europiane, në parimet e mbajtjes së dinjitetit të qytetarëve të dyja shteteve dhe në respekt të ndërsjellë midis politikanëve, institucioneve dhe qytetarëve të të dyja shteteve. Përderisa nuk ka zgjidhje të tillë, e cila do të bazohej në vlerat e tilla, atëherë nuk do të ketë zgjidhje.”, tha Kovaçevski.
 
Mickovski: BE të unifikohet kundër ‘agresionit’ bullgar
 
Lideri i opozitës Mickovski konsideron se deri në zgjidhje me Bullgarinë nuk mund të vijë nëse fqiu jonë lindor nuk heq dorë nga agresioni politik ndaj vendit tonë.
 
“Të dërgoj porosinë deri tek Unioni Europian, ashtu sikurse janë të bashkuara rreth agresionit rus në Ukrainë, të jenë të bashkuar rreth agresionit politik të Bullgarisë ndaj Maqedonisë dhe të na lejojë që përfundimisht të nisim bisedimet pa kurfarë kushtëzimesh.”, tha Mickovski.
 
Mickovski kritikoi edhe sjelljen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi si dhe mos reagimin e kryeministrit Kovaçevski. Ndërkaq ky fundit konsideron se institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë rastin.
 
MERALE ISMAILI