Kulturë

Nata finale e Eurovizion 2022, garojnë 25 shtete, sonte drejtpërdrejt në TVM2 në ora 21

14.05.2022 15:01

Sonte në Torino të Italisë do të mbahet nata finale e edicionit të 66 të festivalit më të madh Europian...

Sonte në Torino të Italisë do të mbahet nata finale e edicionit të 66 të festivalit më të madh Europian, ku gjithsej morën pjesë 40 shtete. Në finalen e sontme garojnë 20 shtete nga dy netët gjysëm finale dhe 5-shja e madhe siç janë Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe. Favorit për të fituar Eurovizionin këtë vit sipas gjitha sondazheve është Ukraina, Britania e Madhe, Suedia, Italia dhe Spanja.
 
Ndërkohë, në natën e parë gjysëmfinale festivali u hap nga Shqipëria e cila u prezentua për të 18 her me rradhë me Ronela Hajatin me këngën Sekret e cila edhe përpos performances së shkëlqyer nuk ariti të ngjitet në finalen e madhe. Edhe Maqedonia e Veriut kishte prezentimin  saj me këngën Circles të performuar nga Andrea në natën e dytë gjysëmfinale e cila gjithashtu nuk pati mundësinë që të jetë pjesë e natës finale.
 
Natën finale të festivalit më të madh evropian teleshikuesit tanë do të kenë mundësi ta ndjekin drejpërdrejtë në ora 21 në TVM2, TVM2sat dhe Radio Shkupi.
 
ARDITA RAMADANI