Maqedoni
VMRO–DPMNE kërkon dorëhiqjen e Xhaferit
14.05.2022 15:22
Nga VMRO-DPMNE, sot sërish kërkuan dorëheqjen e Talat Xhaferit nga pozita e kryeparlamenatrit dhe deputetit...

Nga VMRO-DPMNE, sot sërish kërkuan dorëheqjen e Talat Xhaferit nga pozita e kryeparlamenatrit dhe deputetit, pas publikimit të një audio-incizimi, në të cilin dëgjohej ky i fundit duke i ofenduar punonjësit në Kuvend.
“Asnjë institucion në vend nuk duhet të heshtë për primitivizmin e Talat Xhaferit në Kuvendin e Maqedonisë! Primitivizmi i Xhaferit është dhunë ndaj punëtorëve, keqpërdorim i pozitës, shkelje e të drejtave të njeriut, primitivizmi i Xhaferit është në kundërshtim me të gjitha dokumentet për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Xhaferi në mënyrë më mizore e shkeli dinjitetin e pozitës së kryeparlamentarit dhe në përgjithësi pozitën e deputetit të Kuvendit të Maqedonisë. Hapi i vetëm i ardhshëm në çdo shoqëri demokratike do të ishte dorëheqja e parevokueshme e Xhaferit dhe dorëheqja e tij nga Kuvendi i Maqedonisë! Gjithçka tjetër është një fundosje e re në fatkeqësi.”, tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
