Maqedoni

Takon homologun e tij malazez,vlerësohen lartë mardhëniet miqësore

14.05.2022 15:47

Në Berlin ka filluar mbledhja e Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-së..

Në Berlin ka filluar mbledhja e Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-së, ku RMV-në e përfaqëson ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Ky I fundit gjatë qëndrimit në qytetin Gjerman ka realizuar takimit joformal me ministrin e Jashtëm malazez Ranko Krivokapiq. 
 
Ministri Osmani fillimishtë uroi Krivokapiq përzgjedhjen e tij si Ministër të Punëve të Jashtme, dhe përgëzoi shtetin e Malit të Zi për formimin e re të Qeverisë. Osmani poashtu theksoi se RMV është e interesuar që partneritetin e shkëlqyer tradicional dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve të vazhdojnë edhe mëtutje.
 
“Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe intensiv, por edhe mirëkuptim në përmbushjen e qëllimeve tona të ndërsjella strategjike, të cilat me luftën në Ukrainë fitojnë një dimension të rëndësishëm, nëse jo vendimtar, të sigurisë dhe gjeopolitike. Është një proces me interes rajonal dhe akoma më të gjerë, si një input i rëndësishëm në krijimin e arkitekturës së ardhshme të sigurisë si të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe të Evropës.”, tha ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
 
Osmani poashtu potencoi se anëtarësimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian është në interes të rajonit, por edhe më gjerë, parë nga prizmi i përforcimit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor, por edhe kontinentit evropian në tërësi. Duke shkëmbyer mendime për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, të dy ministrat dënuan agresionin ushtarak të Rusisë, duke theksuar se ai ishte një shkelje flagrante e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, një goditje për rendin demokratik dhe një kërcënim serioz për sigurinë e Evropës. 
 
Ministri Osmani poashtu realizoi takim edhe me Ministrin ukrainas për Punë të Jashtme Dmitro Kuleba, në margjinat e takimit joformal ministror të NATO-s, në Berlin. Osmani shpehu mbështetjen ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës dhe solidaritet me popullin ukrainas. Sipas Osmanit Ukrainasit mbrojnë vlerat dhe parimet tona të përbashkëta, prandaj është obligim yni që parezervë t’I përkrahim në çdo mënyrë të mundshme. Në fund Osmani dënoi ashpër invazionin rus në Ukrainë, ku sipas tij Rusia duhet mënjeherë të ndërprejë veprimet ushtarake të cilat sjellin dëme të pariparueshme të jetrave njerëzore dhe pasoja në sigurinë dhe paqen e gjithë botës.
 
FITIM KRYEZIU