Botë
Lufta në Ukrainë, bisedimet me Rusinë për evakuim shumë të rënda
14.05.2022 16:39
Zv/Kryeministrja e Ukrainës Verescuk pohoi se bisedimet me Rusinë për evakuim të ushtarëve ukraines...

Zv/Kryeministrja e Ukrainës Verescuk pohoi se bisedimet me Rusinë për evakuim të ushtarëve ukraines nga fabrika e çelikut “Azuvstal” kanë qenë shumë të rënda, dhe përfundimi I tyre mund edhe mos të jetë I kënaqshëm për të gjitha palët. Sipas liderit të ushtris regjionale Ronjeck, Rusia vazhdimishtë po del me kërkese të reja, ndërsa forcat ruse vazhdimishtë po granatojnë fabrikën “Azuvstal”.
“Nuk po ndalemi në përpjekjet tona që ti evakuojmë të gjithë personelin tonë në Mariopol dhe në Azuvstal, dhe në vazhdimë janë bisedime shumë të rënda për fazat e ardhshme në misionin për evakuim të personave të plagosur, ekipin mjekësor, dhe ne për këto persona po bëjmë të pamundërën.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.
Presidenti Ukrainas Zjelenski pohoi se ushtria Urkainase është duke zhvilluar beteja të forta në të gjitha vendet, për ta larguar çdo ushtarë rus nga ukraina, dhe askush nuk mund të parasheh se edhe sa do të zgjatë lufta.
Zëdhënësi i Ministris së Mbrojtjes ruse, edhe njëher numëroi humbjet të cilat i kishin në Donjeck dhe Hersoan
“Proektile të forta dhe precise ajrore ruse, kanë goditur pes punkte komanduese dhe dy magazine për municion, dhe nga këto sulme kanë mbetur të vrarë mbi 100 nacionalistë dhe 23 makineri ushtarake.”, tha zëdhënësi i Ministris së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.
Sipas Kievit ushtarët e tyre në frigorifer të veçantë dhe përmes vagoneve nga transporti hekurudhor janë duke i bartur trupat e ushtarëve rus që kanë humbur jetën në Ukrain.
“Këtu ruhet qindra trupa të ushtarëve të vrarë rus, dhe kemi disa vagone të tilla të cilat janë të mbushura, dhe të njëjtit do të rruhen këtu deri sa të arrihet ndonjë kompromis në mes të dyja vendeve për transportimin e këtyre trupave.”, u shpreh një ushtar ukrainas.
Në bazë të kalkulimeve të fundit të shërbimeve të huaja, me prononcim për përfundimin e luftës doli edhe Agjencioni I Shërbimeve të Intelegjencës, sipas të cilëve lufta duhet të përfundon deri në fund të vitit.
FITIM KRYEZIU
