Maqedoni

Kongresi i “Alternativës”, Palloshi: 500 delegatë do të zgjedhin kryetarin e ri

14.05.2022 17:56

“Alternativa” është duke i përmbyllur të gjitha përgaditjet dhe është gati për të organizuar të dielen...

“Alternativa” është duke i përmbyllur të gjitha përgaditjet dhe është gati për të organizuar të dielen kongresin e parë partiak në të cilin do të zgjidhet kryetari i kësaj parite dhe do të votohen dokumentet partiake. Në “Intervistën e Javës”, sekretari organizativ i kësajpartie Mubekir Palloshi, tha se kongresi në fjalë do të organizohet në dy faza. 
 
Në pjesën e parë 500 delegatët fillimisht do të duhet të propozojnë kandidatët e tyre të preferuar dhe më pas të bëhet votimi i kryetarit të ardhshëm. Deri në këto momente nuk janë zbuluar emrat e kandidatëve të mundëshëm, përveç pritshmërimve për rikandidimin ekryetarit aktual Afrim Gashi. 
 
“...Është një ditë ku do të kemi shumë orë punë dhe jo vetëm që besojë por edhe ashtu do të jetë ditë  me një atmosfer ashtu siç na ka hije dhe ashtu do të bëhet.I kemi përmbyll të gjitha përgaditjet. A mund ti përmendemi kandidatët e mudnshëm ose të preferuarit e mundshëm për kandidat të kësaj parite? – Nuk do ti përmendim kandidatët sepse ajo është e  drejtë eksklizive e delegatëve për të propozuar dhe nuk e dijmë...”, u shpreh sekretari organizativ i “Alternativës”, Mubekir Palloshi. 
 
Sa u përket pakënaqësive dhe akuzave që kohëve të fundit paraqiten brenda partisë “Alternativa”, siç ishte deputeti Skender Rexhepi-Zejd, i cili kritikoi “Alternativën” se nuk i ka përmbushur asnjë nga pikat e programit të saj që ishin kushtë për të hyrë në Qeveri, Palloshi thotë seato janë vërejtje dhe pjesë e procesit demokratik ku çdo njëri brenda kësaj partie ka të drejtën e plotë për të shprehur mendimin e tij. Madje Palloshi thotë se kjo parti është më e unfikuar se kurrë më parë.
 
“...Mendojë që kryetari i ardhshëm i “Alternativës” do të duhet një gjë të tillë të bëjë. Ti bashkojë dhe zgjidh “rrymët” brenda partiake? Nuk janë rryma por dua ta petoncojë edhe njëherë se “Alternativa” është më e unifikuar si asnjëherë më parë, por megjithatë i mbetet kryetarit të ardhshëm për të vendosur për ecurin brenda partiake...”, tha Palloshi.
 
Sa i përketë kërkesës së partive opozitare për të pasur zgjedhje të parakohëshme, nga “Alternativa” thonë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje kur do që ato të mbahen edhe pse mendojnë se për momentin vendit nuk i nevojiten zgjedhje, por zgjidhje të sfidave para të cilave ndodhet. 
 
REXHEP QAMILI