Botë
Maria Pineda akuzohet për zhdukjen e 43 studenteve
06.01.2015 17:04
Për zhdukjen e 43 studentëve në Meksikë, prokuroria ka ngritur akuza për krim të organizuar dhe pastrim parash...

Për zhdukjen e 43 studentëve në Meksikë, prokuroria ka ngritur akuza për krim të organizuar dhe pastrim parash ndaj bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të qytetit Iguala.
Maria Pineda është bashkëshortja e Jose Luis Abarca, ish- kryebashkiak i qytetit Iguala.
Të dy u arrestuan në nëntor, por vetëm në këtë fillim-vit tani janë zyrtarizuar akuzat ndaj saj, shkruan BBC-ja.
Pineda, është motra e vëllezërve të një bande të rrezikshme droge që operojnë në Iguala, Guerrero.
Kjo bandë rrëmbeu dhe vrau 43 studentët, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur plotësisht, pasi që ato mendohet se janë djegur.
LEUNORA KALIQI
