Botë
Berlin, takim i ministrave të jashtëm të NATO-s
14.05.2022 18:17
Finlanda dhe Suedia javën që vjen do të aplikojnë si vendi 31-të dhe 32-të vend anëtarë I NATO-s...

Finlanda dhe Suedia javën që vjen do të aplikojnë si vendi 31-të dhe 32-të vend anëtarë I NATO-s, paralajmëruan shefat e diplomacive të dyjave vendeve në takim joformal në Berlin. Presin mbështetjen për pranim të shpejtë në Aleancë edhe përkundër kundërshtimit të parë nga presidenti turk Erdogan.
“U takova me kolegun tim turk në Marakesh dhe kishim bisedë edhe për aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO. Asnjëra nga 30 vendet nuk ngriti një gjë të tillë, ashtuqë shpresoj që nëse vendosim që të aplikojmë për anëtarësim do të mund të marrim përgjigje pozitive nga të gjitha anëtaret.”, tha ministrja për punë të jashtme të Suedisë, Ana Lind.
“Nëse parlamenti vendos, do ta dërgojmë kërkesën për anëtarësim në NATO kah mesi I javës që vjen. Suedia planifikon të merr hap të njëjtë në periudhën e njëjtë.”, tha ministri i punëve të jashtme të Finlandës, Peko Haavisto.
Në fjalimin e djeshëm të Erdoganit se në parlamentin suedez janë të përfaqësuar edhe terroristë kurd, shefja e diplomacizë kanadeze thotë se kanë konsenzus.
“Synimi ynë ka qenë të tejkalojmë dallimet, me rëndësi është të kemi konsenzus. Ne fuqishëm besojmë se Suedia dhe Finlanda do të duhet të hyjnë në NATO.”, tha ministrja e punëve të jashtme të Kanadasë, Melani Xholi.
Presidenti I Rusisë Vladimir Putin me reagim se fundi I politikave neutral do të jetë gabim që do të pasyqrohet në marrëdhnëiet ruso – finlandeze. Sfidat e sigurisë dhe eurointegrimet ishin temë e takimeve të ministrit të punëve të jashtme Osmani. Në margjina të takimit të ministrave ai u takua me homologun e tij ukrainas Kuleba, ku u shpreh nevoja e integrimit të të dyja vendeve.
MERALE ISMAILI
