Botë
16 njerëz janë varur në fillim të vitit 2015
06.01.2015 17:06
Së paku 16 njerëz janë varur në Iran që nga fillimi i këtij viti...

Agjencia iraniane e Lajmeve “Fars” ka raportuar se tre burra janë dënuar për përdhunim në qytetin Torkabeh dhe se ata janë varur publikisht, në prani të zyrtarëve të gjyqësorit.
Ndërkaq, më 4 janar, Agjencia e Aktivistëve për të Drejta të Njeriut me seli në SHBA ka raportuar për 13 njerëz të ekzekutuar në Iran, më 1 janar.
Që të gjithë ata, në mesin e tyre katër gra, kanë qenë të akuzuar për drogë.
LEUNORA KALIQI
