Maqedoni

Berlin, NATO mbështet anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës

15.05.2022 14:26

NATO konfirmoi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe mbrojten e territoreve të vendeve anëtare...

NATO konfirmoi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe mbrojten e territoreve të vendeve anëtare. Në takimin joformal të shefave të diplomacive në Berlin, është dhënë dritë jeshile për bashkangjitje të Suedisë dhe Finlandës. Turqia kontestet bilaterale me të dyja vendet do ti zgjidh me dialog të drejtpërdrejtë.
 
“Shqyrtuam përgjigjen tonë, sulmin e padrejtë ndaj një shteti Sovran. Mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet tona për të parandaluar përshkallëzim të konfliktit, aleatët do të sjellin vendime të rëndësishme në samitin e muajit të ardhshëm, përfshirë këtu edhe miratimin e strategjisë për ardhmërinë e Aleancës në dekadën që vijon.”, tha zv/sekretarja gjenerale e NATO-s, Mirçea Xhoana.
 
“Uniteti mbetet fuqia jonë më e madhe. Finlanda dhe Suedia po shqyrtojnë mundësinë që të na bashkohen. Në situatën aktuale të sigurisë është e nevojshme të fuqizojmë Aleancën në planin politik dhe ushtarak.”, tha ministrja e punëve të jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok.
 
“Uniteti I NATO-s është i fuqishëm, njëkohësisht e dijmë se uniteti duhet të mbetet i fuqishëm përderisa përballemi me invazionin e Putinit. Andaj duhet të grabisim momentin historik.”, tha ministrja e punëve të jashtme të Kanadasë, Melanie Xholi.
 
Sipas ministrit të jashtëm Bujar Osmani, anëatrësimi i dyja vendeve skandinave do të kontribuojë në sigurinë e Europës.
 
“Maqedonia e Veriut si anëtare më e re, fuqishëm mbështet politikën e dyerve të hapura dhe aspiratat e Finlandës dhe Suedisë që ti bashkohen NATO-s. Këtë e konsiderojmë si hap të rëndësishëm për sigurinë të mbarë rajonit euroatlantik. Gjithashtu Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e sigurisë së Europës, andaj politikat e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi I BE – së do të jenë dy shtyllat e konceptit strategjik të Aleancës.”, tha ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani.
 
Aleatët shqyrtuan konspetin e ri strategjik të NATO-s, i cili duhet të miratohet në samitin e radhës në Madrid.
 
MERALE ISMAILI