Maqedoni

Kumanovë, thirrje të shumta në ndihmën e shpejtë

15.05.2022 14:55

Me ndryshimin e temperaturave, kohëve të fundit gjithnjë e më tepër janë shtuar thirrjet për ndihmë mjekësore...

Me ndryshimin e temperaturave, kohëve të fundit gjithnjë e më tepër janë shtuar thirrjet për ndihmë mjekësore në Ndihmën e Shpejtë në qytetin e Kumanovës. Nga reparti i Ndihmës së Shpejtë na njoftuan se numri i pacientëve që thirrin për ndihmë lëviz mbi 30 thirrje brenda 24 orëve, kryesisht nga  persona të cilët vuajnë nga sëmundje të astmës, alergjitë e ndryshme, si dhe nga ata me sëmundje nervore e epilepsi.
 
“Siç dihet Pranvera është stinë problematike për sëmundjet e frymëmarrjes sic janë pacientët me astëm e që vijnë deri te keqësimi i astmës, si rezultat i rritjes së temperaturave, polenit apo edhe medikamenteve të cilat përdorin për alergjitë. Gjithashtu kemi thirrje edhe të alergjive, kam patur 4-5 raste të rënda të alergjive të cilat përkundër medikamenteve dhe terapisë që e kemi dhënë është dashur ti dërgojmë në spital, kemi thirrje të shumta edhe nga pacientët me sëmundje nervore si dhe ata me epilepsi”, tha për TVM2 dr.Doruntina Selimi, mjeke në Ndihmën e Shpejt – Kumanovë.
 
Nga Ndihma e Shpejtë mjekët u bëjnë apel qytetarëve pa marr parasyshë moshë apo gjini, të bëjnë analizat e gjakut së paku çdo 6 muaj, me qëllim parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të kancerit.
 
“Kohëve të fundit shoh rritje të numrit të pacientëve të cilët janë të diagnostifikuar me kancer në fazën e fundit gjegjësisht terminale, është një gjendje shumë e rëndë, ku këtu mjekësia gjegjësisht te ndihma e shpejtë apo çdo repart tjetër nuk mundet të ndihmojë, për këtë arsaye ju lus që të bëni kujdes për veten gjithashtu edhe të bëhen analiza të gjakut të paktën çdo 6 muaj me qëllim të parandalimit kësaj sëmundje të keqe”, tha dr. Selimi. 
 
Mjekja Doruntina Selimi, gjithashtu theksoi se kohëve të fundit është zvogëluar dukshëm numri i thirjeve nga pacientët e infektuar me Covid-19, fakt ky që tregon se gjendja me Korona Virusin vazhdon të jet qetë.
 
FATLUM AQIFI