Maqedoni
Anketa e IPSOS 22% e të anketuarve mbështesin VMRO-në
15.05.2022 15:42
Anketa e realizuar nga agjencia IPSOS nxjer VMRO–DPMNE–në partinë fituese...

Anketa e realizuar nga agjencia IPSOS nxjer VMRO–DPMNE–në partinë fituese nëse nesër mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. VMRO-në mbështesin 22% e të anketuarve. E dyta renditet LSDM me 12.9% mbështetje më pas BDI 6.2%, E Majta me 5.4%, Aleanca për Shqiptarët 2.8, Besa 2% dhe Alternativa 1.3 %. Punën e deritanishme të kryeministrit Kovaçevski e kanë mbështetur negativisht 62% e të anketuarve, ndërkaq 35% pozitivisht.
VMRO: Shtytje për zgjedhje të shpejta
VMRO- DPMNE vlerëson se anketat vërtetojnë atë që edhe ata e thonë gjendja në vend është në pranë katastrofës nacionale.
“Jo anketat, por gjendja katastrofike dhe qëndrimi i popullit është shtytje për zgjedhje të shpejta për shpëtim nga katastrofa nacionale.”, tha zëdhënësi i VMRO–DPMNE–së, Naum Stoillkovski.
LSDM: Flet për panikun brenda VMRO-së
Por nga LSDM konsiderojnë se anketa e porositur është dëshmi për panikun që mbretëron në VMRO–DPMNE, përderisa rejtingu i Mickovskit po shënon rënie.
“Kjo është edhe një dëshmi tjetër për përpjekjet për bllokada të Hristijan Mickovskit, por edhe për manipulime. Të gjith ne kishim mundësinë të shohim, se si realizohen anketat e porositura nga VMRO – DPMNE.”, tha zëdhënësja e LSDM–së, Bogdanka Kuzeska.
Në anketën e IPSOS janë shtruar edhe çështjet ekonomike, papunësia, standardi I ulët I jetesës si dhe kontesti me Bullgarinë. 32% janë shprehur për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë nëse me shkresë garantohet heqja e vetos. 39% janë shprehur se shteti duhet të kërkoj reciprocitet nga Bullgaria nëse përfshin bullgarët në kushtetutë. Anketa është bërë për nevojat e VMRO–DPMNE–së gjatë muajit prill duke anketuar 1 mijë persona.
MERALE ISMAILI
