Maqedoni
Bllokada e VMRO-DPMNE-së, Nuhiju: Nuk është rrugë e qëlluar
15.05.2022 16:28
Bllokada e drejtëpërdrejtë e institucioneve të cilën VMRO-DPMNE tenton ta bëjë në Kuvend...

Bllokada e drejtëpërdrejtë e institucioneve të cilën VMRO-DPMNE tenton ta bëjë në Kuvend nuk është rrugë e qëlluar, vlerëson profesori universitar Qani Nuhiju. Sipas tij, përderisa nuk ka një krizë të thelluar politike dhe përderisa kemi një krizë globale ekonomike, ky hap do të nxiste pasoja tjera negative në shtet.
“Bllokada e institucioneve nuk më duket se është ajo që duhet ndjekur për momentin, edhe atë për shumë arsye. E para, fillimisht shumica parlamentare dhe pse i ka 64 deputet për momentin, është funksionale. Pra nuk kemi ndonjë krizë politike që të vije deri te kriza institucionale. Për momentin përderisa është koalicioni qeveritar funksional nuk e shoh si diçka shumë të arsyeshme që të bllokohen institucione.”, tha profesori universitar Qani Nuhiju.
Më tej politikologu Nuhiju thekson se më e rëndësishme se sa bllokimi i Kuvendit partitë në parlament duhet ta kenë ndryshimin e kodit zgjedhor.
“Kodi zgjedhor gjithsesi se duhet ndryshuar, pasi duhet të demokratizohet akoma më tepër jeta politike në vend, duhet të ngritet niveli i përfaqësimit, të kemi përfaqsim më të drejtë, se sa tani që kemi me sistemin e listve të mbyllura e kështu me rradhë. Por edhe sikur të ndrrohet kodi zgjedhor sipas standardeve demokratike do të duhen gjashtë muaj ditë që të organizohen zgjedhje tjera.”, tha Nuhiju.
Nuhiju apelon që partitë të gjejnë forma tjera për të jetësuar kauzat e tyre, pasi sipas tij bllokadat nuk çojnë në sukses.
ERSAN PAJAZITI
