Botë

Berlin, NATO mbështet anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës

15.05.2022 16:50

NATO konfirmoi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe mbrojten e territoreve të vendeve anëtare...

NATO konfirmoi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe mbrojten e territoreve të vendeve anëtare. Në takimin joformal të shefave të diplomacive në Berlin, është dhënë dritë jeshile për bashkangjitje të Suedisë dhe Finlandës e cila edhe zyrtarisht kërkoi anëtarësimin.
 
“Finlanda dhe Suedia janë partner të afërt të NATO-s. Nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim ky do të ishte moment historik. Anëtarësimi I tyre në NATO do të rrisë sigurinë tonë të përbashkët, do të dëshmojë se dera për zgjerim është e hapur dhe se agresioni nuk paguhet.”, tha sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
“Finlanda dhe Suedia nuk janë vetëm partner tanë. Ato për një kohë të gjatë janë pjesë e familjes tonë europiane, andaj e keni mbështetjen tonë të plotë në të gjitha vendimet që do ti merrni sa I përket sigurisë.”, tha tha ministrja e punëve të jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok.
 
Sipas ministrit të jashtëm Bujar Osmani, anëatrësimi I dyja vendeve skandinave do të kontribuojë në sigurinë e Europës.
 
“Maqedonia e Veriut si anëtare më e re, fuqishëm mbështet politikën e dyerve të hapura dhe aspiratat e Finlandës dhe Suedisë që ti bashkohen NATO-s. Këtë e konsiderojmë si hap të rëndësishëm për sigurinë të mbarë rajonit euroatlantik. Gjithashtu Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e sigurisë së Europës, andaj politikat e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi I BE – së do të jenë dy shtyllat e konceptit strategjik të Aleancës.”, tha ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani.
 
Aleatët janë pajtuar për anëtarësimin e shpejtë të dy vendeve skandinave dhe vendosjen e trupave shtesë deri në anëtarësimin e tyre të plotë në NATO. Shefat e diplomacive shqyrtuan konspetin e ri strategjik të NATO-s , I cili duhet të miratohet në samitin e radhës në Madrid.
 
MERALE ISMAILI