Maqedoni
Kasami: Jo zgjedhje, por meknizëm për kontroll të Qeverisë
15.05.2022 17:18
Kryetari I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami edhe pse nuk pajtohet me bllokadën e Kuvendit nga ana e opozitës Maqedonase...

Kryetari I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami edhe pse nuk pajtohet me bllokadën e Kuvendit nga ana e opozitës Maqedonase, dy deputetët e kësaj partie janë bashkuar bllokadës aktive të Kuvendit. Por Kasami në një deklaratë për radion Europa e Lirë ka pohuar se pozicioni I Lëvizjes BESA në raport me situatën aktuale është shumë i qartë, dhe se ky subjekt nuk do të hyjë me kërkesë për zgjedhje, sepse e njëjta do të krijonte probleme shtesë për shtetin dhe qytetarët. Por sipas tij BESA kërkonë që partitë në opozitë duhet të kenë mekanizma shtesë për të kontrolluar qeverinë.
“Ne nuk do të hymë me kërkesë për zgjedhje dhe në këtë mënyrë të shtojmë probleme tjera për qytetarët dhe vendin, por në të njëjtën kohë kërkesa jonë edhe deri tek partnerët tanë ndërkombëtarë ka qenë dhe mbetet që ne si parti opozitare duhet të kemi mekanizma shtesë për kontroll të punës së Qeverisë. Nëse meremi vesh se në këtë situatë në të cilën gjendet Ballkani për shkak të luftës në Ukrainë nuk është koha e duhur të organizohen zgjedhje të Parakohshme Parlamentare, atëher ne partjetër duhet të ulemi të bisedojmë dhe të krijohen kushtet dhe mekanizmat shtesë për kontroll të punës së Qeverisë, dhe në këtë mënyrë të mbrohemi nga korupsioni dhe krimi I organizuar në nivele më të larta.”, tha kryetari i lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Kasami potencoi se BESA ka komunikim të rregullt me VMRO-DPMNE-në, por nuk kanë marrëveshje për hapat e ardhshëm se si të koordinojnë presionin e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Kasami poashtu potencoi se sa i përket bashkëpunimit formal për zgjedhjet e ardhshme, përvoja në pjesën e bashkëpunimit parazgjedhor me LSDM-në, i vë në pozitë të mendojnë dy herë për hapin e ardhshëm për një procedurë të tillë. Sipas tij akoma nuk kanë rënë dakord për kushtet e shkuarjes në zgjedhje bashkarishtë, por nuk është harmonizuar as garanca se ajo për të cilën do të meren vesh, do të realizohet pas zgjedhjeve.
FITIM KRYEZIU
