Maqedoni
Alternativa mban kongresin e parë partiak, Afrim Gashi rizgjidhet kryetar i partisë
15.05.2022 17:56
Në praninë e afro 500 delegatëve të pranishëm dhe shumë mysafir nga vendi dhe rajoni...

Në praninë e afro 500 delegatëve të pranishëm dhe shumë mysafir nga vendi dhe rajoni, subjekte politike e bashkësi fetare, përfaqësues diplomatik dhe amabasada, subjekti politik Alternative në Kongresin e parë partiak rizgjedh Afrim Gashin për kryetar të partisë.
Gashi pasi bëri një retrospektiv të katër viteve të kaluara duke I vlerësuar si gurthemelin e qëndrueshëm për stabilizximin politik në skenën politike shqiptare u ndalë edhe në kohën e veprimit të tanishëm politik kur AAA u bë pjes e Qeverisë, ku tha se ky subjekt nuk e deshti pushtetin por shtetin.
“Ne ju bashkangjitëm kësaj Qeverie jo se e deshëm pushtetin, por se e deshtëm shtetin. E në një moment kur shteti është në ngërq dhe kur rezikohej stabiliteti dhe pamundësia e krijimit të një shumice të re, pamundësa e shpalljes së zgjedhjeve të reja dhe reziku që ju kanosej nga axhendat e jostabilitetit ishin shtytja jonë për të marrë këtë vendim. Dhe ky vendim ka pasë një kosto të lartë për AAA, por ne me plot vetëdie vendosëm që më mirë të shpëtonte ROMA sesa Cezari, më mirë këtë cmim ta paguante Alternativa sesa gjithë qytetarët e vendit.”, tha Afrim Gashi.
Gashi poashtu potencoi se AAA mbetet partia e parë e cila u futë në Qeveri me një marrëveshje, dhe kurdo që të mbahen zgjedhjet AAA është e gatshme të japë llogari për këtë marrëveshje, por Gashi ishte kundër zgjedhjeve parlamentare.
“Është legjitime që secili subject politik të kërkonë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ashtu kemi vepruar edhe në deri sa ishim në opozitë, por po të kishim menduar se zgjedhjet janë opsion ne nuk do të ishim future në Qeveri para tre muajve. Ne kemi qenë të bindur se në këtë moment të krizave të shumëfishta dhe shumë dimensionale nuk ka asnjë kuptim të shkohet në zgjedhje, natyrysht në kohë kur parlamenti ka 61 vota për të shkuar në zgjedhje ne do ta respektojmë atë vendim. Por AAA është kundër zgjedhjeve dhe punojmë që sa më shpejtë të marim datë për fillim të negociatave.”, tha Gashi.
Gashi krejt në fund pohoi se AAA që nga sot hapë një faqe të re të funksionimit, dhe që nga sot i tejkalojnë paragjykimet ndaj të gjitha subjekteve politike, dhe që nga sotë është e hapur të bashkëpunoj me çdo subjekt politik.
Edhe në këtë kongres nuk ishte i pranishëm deputeti i kësaj partie Skender Rexhepi Zejdi i cili është i pa kënaqur nga funksionimi i partisë dhe nuk sheh mundësin e largimit nga ky subjekt, por Kryetari Gashi potencoi se ftesa i është dërguar edhe atij, por shkaqet pse nuk ka qenë i pranishëm nuk mund ti dije.
FITIM KRYEZIU
