SHBA, dy sulme të tjera me armë në Oregon dhe Houston
Një person humbi jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur...

Një person humbi jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një kishë presbiteriane në Orange County në Kaliforninë Jugore.
Autori i sulmit është arrestuar dhe iu sekuestrua dhe arma e krimit.
Një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa pesë të plagosurit janë dërguar në spital. Motivet e krimit janë ende të paqarta.
Ngjarja e dytë u regjistrua në një treg në Houston, ku të paktën 2 persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.Sipas të dhënave nga zyra e Sherifit, 5 persona u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin, i cili degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.Dy incidentet kulmojnë një fundjavë terrori, me tragjedinë e Buffalo-s që kthehet për të tronditur Amerikën, ku si pasojë e një sulmi në një market 10 persona humbën jetën.
