“Hëna e Përgjakur”, bota shijon eklipsin e rrallë
16.05.2022 11:44
Mbrëmë u rikthye eklipsi total i satelitit të Tokë...

Mbrëmë u rikthye eklipsi total i satelitit të Tokës, pas 3 vitesh dhe Hëna ndryshoi ngjyrën mbrëmjen e të dielës, duke u shndërruar në të ashtuquajturën “Hëna e Kuqe”.
Miliona vetë në mbarë botën arritën ta shijojnë spektaklin në qiell, edhe me sy të lirë. Ngjarja njihet ndryshe edhe si “Hëna lule” apo edhe “Hëna e majit” pasi përkon me sezonin e çeljes së luleve. Në shumë vende të botës, eklipsi hënor ishte I plotë ndërsa në vende të tjera hëna e mbuloi pjesërisht diellin. Një eklips total hënor ndodh kur dielli, toka dhe hëna janë në një linjë dhe hëna kalon nëpër hijen e krijuar nga toka.
