Vala e pestë e “ferrit” përfshin Indinë, temperaturat mbi 49 gradë celcius
Banorët e Indisë po përballen me valën e pestë të të nxehtit....

Banorët e Indisë po përballen me valën e pestë të të nxehtit prej muajit mars. Një valë e të nxehtit ka përfshirë veriun e vendit, me temperatura në deri 49.2 gradë Celsius në kryeqytetin Delhi. Temperatura mesatare për një muaj ka qenë më e larta në 122 vjet.
Zyrtarët u kanë kërkuar banorëve që të marrin masa paraprake, pasi temperaturat mund të rriten edhe më shumë.Ata kanë paralajmëruar se i nxehti mund të shkaktojë probleme shëndetësore për ata që janë më të cenueshëm, përfshirë foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me probleme kronike.
Qendra për Shkencë dhe Ambient, një institut që merret me këto çështje, ka thënë se valët e të nxehtit këtë vit kanë prekur 15 rajone, përfshirë Himaçal Pradesh, i cili njihet për temperaturat e këndshme.
