Pompeo në Tiranë: Duhet vullnet për të mbrojtur demokracinë dhe shkulur korrupsionin

16.05.2022 12:42

I pranishëm në Tiranë në kuadër të javës amerikane....

I pranishëm në Tiranë në kuadër të javës amerikane, që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve diplimatike SHBA-Shqipëri, ish-Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo dha  një mesazh të shkurtër politik, ku theksoi se duhet vullnet për të mbrojtur demokracinë e shkulur korrupsionin në vend.

“Dy kombet tona kanë punuar krah NATOs dhe kundër terrorizmit në mbarë botën. Shoh kolegë që kanë shërbyer në ushtri. Shpresoj të vendosim një division më të ploë këtu dhe të jeni më të aftë ushatarakish. Kam shërbyer si ushtar në njësinë e NATOs, miqësia jonë vlen shumë. Kjo marrëdhënie e fortë, është e vecantë sidomos në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë. Po e shohim në Ukrainë, duhet ta ndihmojmë atë të rindërtohet e për këtë do punojmë së bashku. Kjo miqësi do ketë edhe 100 vite të tjera. Unë kam shërbyer si në opozitë ashtu edhe në maxhorancë. Duhet vullnet nga secili spektër, për të mbrotjur demokracinë dhe shkulur korrupsionin”- u shpreh Pompeo.