Parlamenti suedez sot diskuton rreth anëtarësimit në NATO

16.05.2022 13:01

Parlamenti i Suedisë sot do të debatojë....

Parlamenti i Suedisë sot do të debatojë rreth anëtarësimit në aleancën e NATO-s.

Partia Social-Demokrate suedeze hoqi dorë nga dekada të tëra kundërshtimi ndaj anëtarësimit në NATO. Ata  dje  theksuan se mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO. Me qëndrimin pro ndaj anëtarësimit në NATO social-demokratët krijojnë një shumicë të madhe në parlamentin suedze në favor të anëtarësimit.Kjo mund të hapë rrugën për një aplikim zyrtar më vonë sot ose në ditët në vijim.

Po të dielën, fqinji dhe aleati i ngushtë i Suedisë Finlanda konfirmoi se do të bënte kërkesë për anëtarësim në NATO. Të dyja vendet ishin neutral, por pushtimi rus I ukrainës, ndryshoi ndjenjat e popullatës sa I përket sigurisë.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist u ka thënë mediave se një delegacion suedez do të takohet me zyrtarë në Turqi, i vetmi anëtar i NATO-s që ka ngritur shqetësime për anëtarësimin e vendit në NATO.

Por sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nuk pret ndonjë vonesë për shkak të rezervave të Turqisë. Turqia ka bërë të qartë, se nuk do ta bllokojë antarësimin e Finlandës dhe të Suedisë në aleancë, tha Stoltenberg në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin.