Ekonomi
KRRE: Shtrenjtohet benzina, lirohet nafta
16.05.2022 13:24
Nga mesnata çmimi i benzinës do të rritet pët 1,5 denarë, naftës dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri lirohen për 1 denarë....

Nga mesnata çmimi i benzinës do të rritet pët 1,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri do të lirohen për 1 denarë. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Sipas këtij vendimi Benzina ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 92,00 denarë për liter. Benzinë ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet për 94,00 denarë për liter. Nafta ЕURODIZEL BS, 86,00 denarë për liter dhe Vaji ekstra i lehtë – 84,00 denarë për liter.
Edhe çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU do të ulet për 0,258 den/kg dhe tani do të jetë 52,436 den/kg.
