Botë

Luftimet në Ukrainë, ushtria ruse merr kontrollin e qytetit Rubzhin

16.05.2022 14:46

Pas betejave të shpra, ushtria ruse pushton qytetin Rubzhin në rajonin e Luhanskut....

Pas betejave të shpra, ushtria ruse pushton qytetin Rubzhin në rajonin e Luhanskut. Qyteti është shkatërruar, njerëzit kanë mbetur pa gaz dhe energji elektrike, duke gatuar nëpër oborre. Gjatë luftimeve, ka qenë e pamundur të varrosen të vrarët, prandaj të mbijetuarit kanë bërë disa varreza të improvizuara në mes të ndërtesave të banimit. 

“Kur ka pasur granatime, shërbimet e varrimit nuk kanë funksionuar. E kemi varrosur një grua këtu, është një kryq. E kemi futur në kraterin e shpërthimit,sepse nga granat është hapur gropa sepse ne nuk kemi mundur të hapim varrin. Pak më tutje ka edhe tre varre.”, u shpreh një banor vendas.
 
"Është shumë e vështirë. I urrej ata. Me çdo qelizë të trupit tim. E di që është e gabuar të thuash këtë për njerëzit, por ata nuk janë njerëz.”, tha një banore vendase
.
Luftimet vazhdojnë edhe në uzinën Azovstal i cili pretendohet të jetë i vetmi vend në Mariupol ku trupat ukrainase e kanë nën kontroll. Videot e publikuara nga ushtria ruse tregojnë pamje duke rënë fluska zjarri mbi fabrikë, të shoqëruara me mesazhin ironik “Pamje shumë e bukur”. Videoja është publikuar në kohën kur negociatat ishin duke u zhvilluar për të evakuuar ushtarët e plagosur të bllokuar në fabrikë. 
 
Ushtria ukrainase rikthen Kharkiv-in
 
Jo gjithcka ka shkuar në favor të rusëve, forcat ukrainase kanë larguar me sukses trupat ruse nga qyteti i dytë më i madh Kharkiv dhe arriti të rimarrë territorin deri në kufi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se Ukraina mund ta fitojë luftën pasi pushtimi i Rusisë nuk po shkon sipas planit.
 
“Nuk arritën të marrin Kievin, u tërhoqën gjithashtu edhe nga rrethina e Kharkiv, ofensiva e tyre më e madhe në Donbas u ndal. Rusia nuk po i arrin qëllimet e saj strategjike.”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
Aktualisht luftimet kryesore janë duke u zhvilluar në qytetin Izyum, rreth 100 km në juglindje të Kharkiv. Presidenti rus, Vlladimir Putin, e ka përshkruar si të vështire situatën në rajonin e Azisë Qendrore, gjatë vizitës në Taxhakistan, ku edhe ka kërkuar mbështetjen e tyre.
 
“Situata në rajonin Azisë Qendrore mbetet e vështirë dhe do të doja të dija mendimin tuaj se çfarë duhet bërë për të forcuar sigurinë tonë në këtë rajon, ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj në këto momente të vështra.”, tha presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
 
Megjithatë Rusia vazhdon me deklaratat e saja kërrcëuese kësaj rradhe nuk është Ukraina, por shqetësimi I saj është antarsimi i Suedisë dhe Filandës në NATO. 
 
“Kjo është një çështje serioze, Kjo mbart rreziqe për të gjithë kontinentin, një çështje që ngre shqetësimin tonë dhe ne do ta ndjekim me shumë kujdes.”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
 
Ndryshe, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë 229 fëmijë janë vrarë dhe 421 janë plagosur. Luftimet dhe granatimet nga forcat ruse kanë dëmtuar 1748 institucione arsimore në mbarë Ukrainën, ndërsa 144 objekte janë shkatërruar plotësisht.
 
FARIJE DAUTI BAKIU