Maqedoni

Bruksel, takimi i ministrave të jashtëm, Borell: B. Perendimor, i rëndësishëm për BE-në

16.05.2022 15:09

Diskutimi strategjik për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe agresioni rus ndaj Ukrainës..

Diskutimi strategjik për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe agresioni rus ndaj Ukrainës janë dy temat kryesorë në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së. Shefi i diplomacisë së unionit Zhozef Borel me qëndirm se integrimi i Ballkanit Perendimor, është strategji kryesore e politikës së zgjerimit të BE-së.
 
“E kemi vizitën e 6 ministrave të jashtëm nga gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo është mënyra për ta treguar rëndësinë e Ballkanit për ne. Sa është i rëndësishëm procesi i aderimit. Sot do të ulen në Këshillin për Punë të Jashtme dhe do të bisedojnë me ne për situatën në Ballkanin Perendimor, i cili është dëmtuar shumë nga kriza ekonomike.”, tha Zhozef Borell, diplomat i lartë i BE-së.
 
Osmani: Takim i dobishëm për ne dhe BE-në
 
Takimi i sotëm ka bërë bashkë anëtarët e vendeve të BE-së dhe ata që e bëjnë Evropën e plotë, tha ministri Bujar Osmani, duke e cilësuar mbledhjen të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perendimor.
 
“Për herë të parë, gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor janë pjesëmarrës në mbledhjen e vendeve anëtare të BE-së. Shpresojmë se kjo praktikë e re do të jetë e dobishme për të dyja palët, BE-në dhe Ballkanin Perendimor. Thjesht mendoj se pjesa që mungon për Evropën e bashkuar është ftuar në bisedimet me ministrat e BE-së.”, tha ministri i jashtëm Bujar Osmani.
 
Ministrat e jashtëm të BE-së: Shkupi dhe Tirana ti fillojnë bisedimet
 
Vendimet e Brukselit në dy muajt në vijim përcaktojnë të ardhmen e BE-së, theksuan ministrat e e jashtëm të vendeve anëtare të BE, të cilët njëherit ftojnë në fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
 
“Duhet të lëvizim përpara me fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Duhe ta rrisim përfshirjen tonë me hapa konkret për perspektivën evropiane të Ballkanit Perendimor.”, tha ministri i ajshtëm i Rumanisë Bogdan Auresku.
 
“Është mirë të fillojnë bisedimet me RMV-në dhe Shqipërinë pa humbur kohë.”, tha ministrja e jashtme e Finlandës, Johana Sumuvuor.
 
Asnjë shtet anëtarë i BE-së nuk duhet të pengojë vendime të  rëndësishme dhe ta mbajë peng tërë politikën e zgjerimit, thanë diplomatët e vendeve të unionit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU