Maqedoni

Mickoski: Opozita dëshiron zgjehdje në vjeshtë

16.05.2022 15:22

Disa ditë nga fillimi i bllokadës aktive në Kuvend, VMRO-DPMNE shqyrton ashpërsimin e veprimit politik dhe hapat e rradhës...

Disa ditë nga fillimi i bllokadës aktive në Kuvend, VMRO-DPMNE shqyrton ashpërsimin e veprimit politik dhe hapat e rradhës. Të gjitha opsionet janë të hapura, ndërkaq  vendimin për veprimin e mëtejshëm do ta merr Komiteti Ekzekutiv i partisë. Gjithsesi, VMRO-DPMNE daljen nga kriza e sheh në zgjedhje të parakohëshme parlamentare, por nuk do ta braktisë atë, do të vazhdojë me bllokimin aktiv të Kuvendit.
 
“Shteti s’ka nevojë për strukturë paralele. Maqedonia ka nevojë për Qeveri stabile. Duhen zgjedhje të shpejta parlamentare, në vjeshtë. Thonë se bëhet fjalë për të shpëtuar foteljen time, prandaj ka një mënyrë për të marrë përgjigjen. Të dalim në zgjedhje që populli të tregojë nëse bëhet fjalë për të shpëtuar karrigen time. Në fakt s’di cilën karrige. Unë jam profesor universitar ordinar.”, tha kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Kovaçevski: Mickovski do zgjedhje për arsye personale
 
Përderisa Mickovski insiston për zgjedhje të parakohëshme edhe pala tjetër nuk ka lëvizur nga qëndrimi kundër zgjedhjeve. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se zgjedhje të parakohëshme parlamentare s’do të ketë, ndërkaq vendimi I opozitës për të bllokuar Kuvendin në kohë krizash është verpim I gabuar.
 
“Është e qartë se nuk është opozita por, vetëm VMRO-DPMNE, pasi shohim parti të tjera në opozitë që kanë qasje më të përgjegjshme. Këtë e bëjnë për arsye personale politike, për të ruajtur disa pozicione partiake. Unë edhe një herë u bëj thirrje të gjithë deputetëve që të jenë në nivel të përgjegjësisë që kanë jo veç para partisë por para qytetarëve, pasi Kuvendi duhet të punojë në drejtim të miratimit të ligjive që nënkuptojnë avansim të standardit të qytetarëve dhe krijimin e kushteve më të mira për kompanitë në këtë kohë krize.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski edhe një herë kërkoi nga opozita e kryesuar nga VMRO-DPMNE që heq dorë nga bllokimi i Kuvendit dhe dialogun politik ta zhvillojë pikërisht aty ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike.
 
SHPËTIM NUREDINI