Maqedoni
Besimtarët ortodoks festojnë “Buzmin”
06.01.2015 17:26
Besimtarët ortodoks po festojnë “Buzmin”, duke filluar me promovimin e flamurit të ri të “Buzmit” dhe më pas shenjtërimin e degëve të “Buzmit”...
Besimtarët ortodoks po festojnë “Buzmin”, duke filluar me promovimin e flamurit të ri të “Buzmit” dhe më pas shenjtërimin e degëve të “Buzmit”, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit nga priftërinjtë e tempullit.
Me këtë rast, kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, z.z. Stefani, ka theksuar se “Buzmi” është një festë e rëndësishme për të gjithë ortodoksët.
“Paqja e vërtetë mund të gjendet vetëm në dashurinë ndaj Zotit. Është e nevojshme të jetojmë në paqe dhe dashuri me të afërmit, që të konfirmojmë se Zoti dhe shkenca e tij janë qëllimi ynë në jetë, janë jeta jonë. Ndaj këtyre vlerave të konfirmuara duhet t'i orientojmë gjeneratat tona më të reja dhe të gjithë të cilët ende nuk e njohin dhe nuk e jetojnë mirë fenë në Jezu Krishtin. Festat janë një mundësi për t'u përkujtuar për obligimet tona të përditshme dhe obligimet si ndaj Zotit ashtu edhe ndaj njerëzve”- deklaroi kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, z.z. Stefani.
Ndërsa me këngën e “Buzmit”, fëmijët paralajmëruan që në orët e mëngjesit festën për “Lindjen Krishtit”.
Fëmijët e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të Baletit “Ilija Nikollovski – Lluj”, kënduan para portës rezidenciale të presidentit të shtetit, ku u pritën dhe morën dhurata nga familja Ivanov.
Po ashtu, në kuadër të festës, natën në zjarr vendoset një degë buzmi, i cili llogaritet si dru i shëndetshëm,që të jenë me shëndet të gjithë në familje.
Kjo festë festohet një ditë para “Krishtlindjeve” dhe vlerësohet festë amë e të gjitha festave kishtare.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
