Maqedoni

Sali: Nuk është caktuar vendi i qendrës së re klinike

16.05.2022 16:24

Ende nuk është zgjidhur çështja se ku do të trajtohen pacientët me pasoja postcovid, në një klinikë apo në reparte të klinikave të ndryshme....

Ende nuk është zgjidhur çështja se ku do të trajtohen pacientët me pasoja postcovid, në një klinikë apo në reparte të klinikave të ndryshme. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se ekipe mjekësore paralelisht bëjnë stimulime për ballafaqimin me valën e pestë të virusit korona, ndërsa qytetarët do të vazjhdojnë të trajtohen në qendrën klinike ekzistuese. Sa i përket qendrës së re klinike Sali tha se grupe të punës do të punojnë për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare. 
 
“Ende nuk kemi arritur në fazën e përcaktimit të vendndit, shumës së nevojshme, përbajtjes dhe madhësisë se sa duhet të jetë ajo kilinike. Qendra kilinike duhet të ndëretohet në një lokacion ku veçme ka logjistikën e nevojshme, të mos ndërtohet diku ku ka nevojë për mjete shtesë, të mos ndërtohet në largësi që në të kaluarën ka qenë çështje diskutimi, ndërsa kryesisht ishte edhe shkaku për bllokimin e një propozimi të tillë.”, tha ministër i shëndetësisë, Bekim Sali.
 
Përveç Gjorce Petrovit dhe Ilindenit, ministri Sali nuk e zbulon lokacionin e ri që tashmë ka institucion shëndetësor, dhe po mendohet të zgjerohet veprimtaria. Në ndërkohë kapacitetet ekzistuese po furnizohen me aparatura të reja që do të trajtohen pacientët onkologjik. Inflamacioni i muskujve të zemrës ëshë komplikim i pacientëve me postcovid.
 
“Komplikimet tona kryesore postcovid të pacientëve me sëmundje onkologjike nuk janë më sjumë se 17 përqind kundrejt normales. Ashtu që sëmundjet onkologjike nuk ishin të  theksuara gjatë kohës së kovidit, nuk ishin më  të  larta as rastet e vdekjes, jo vetëm te ne por flas përqindje në nivel evropian.” tha drejtori i onkologjisë, Nikolla Vasev.
 
Numri i pacientëve me sëmundje malinje është rritur për 3.6 përqind  në nivel vjetor.
 
VLORA LATIFI