Ekonomi
KRRE paralajmëron tre ose katër blloka tarif për energji
16.05.2022 17:00
Tre ose katër “bllok tarifa” të reja të energjisë elektrike planifikon ti miratojë Komisioni Rregllator i Energjikës...

Tre ose katër “bllok tarifa” të reja të energjisë elektrike planifikon ti miratojë Komisioni Rregllator i Energjikës për shfrytëzimin e energjisë së shtrenjtë elektrike. Amvisritë të cilët shfrytëzojnë më shumë rrymë do të paguajnë më shumë, ndërsa konsumatorët e vegjël, do të paguajnë rrymën edhe me lirë se çmimi i aktual gjatë tarifës së lirë. Sipas KRRE-së, “tarfia e gjelbër” ose më e lirë do të jetë për shfrytëzimin e energjisë elektrike deri më 350 orë kilovat, “zona e kaltërt” prej 350 deri më 1600 dhe “zona e kuqe” për shfrytëzimin e energjisë elektrike prej mbi 1.600 orë kilovat. Me këtë KRRE është e bindur se do të ulë shfrytëzimin e tepërt dhe jo racional të energjisë elektrike në kohë të krizës energjetike dhe mungesës së burimeve natyrore.
“17 amvisri në vend shpenzojnë 10% nga konsumi i përgjithshëm i amvisrive, kjo është rreth 330 miliona orë kilovat ose thënë ndryshe 17 amvisri shpenzojnë rreth 30% nga hidro prodhimi jonë vendor në pronësi të EVN-së. Ne nuk jemi kundër konsumimit të tyre, le të konsumojnë aq sa mendojnë rrymë, mirëpo amvisritë me konsumim enormn të rrymës, do të paguajnë energjinë me çmimi i cili do të jetë i afërt me çmimin në treg.”, tha kryetari i KRRE-së, Marko Beslimovski.
Nga KRRE-ja ende nuk e tregojnë se prej cilit muaj do të fillojë përllogaritja e energjisë elektrike në bazë të këtyre tarifave dhe se a do të ketë rritje të çmimin të energjisë elektrike në muait në vazhdim. Premtojnë vetëm se ndarja e bllok tarifave do të jetë e drejtë.
“Me ndihmën e fakultetit elektrotehnik dhe të maqinerisë po bëhen analiza më të detajuara për strukturën e harxhimeve tek amvisritë, me vetmin qëllim të kemi pasqyrim më të qartë, ndarja e bllok tarifave të jetë e drejtë dhe të sigurojë drejtësi sociale.”, tha Beslimovski.
Bllok tarifa të tilla ka në Serbi, Kosovë, ndërsa Shqipëria është analizë e sipër të për të vendosur të njëjtat, arsyetohet Beslimovski. Ai thotë se në vend ka rreth 660 mijë amvisri që shfrytëzojnë energji elektrike, ndërsa mestarisht ata harxhojnë rreth 410 orë kilovat në muaj, gjysma e tyre në tarifë të shtrenjtë.
REXHEP QAMILI
