Maqedoni
Petrovska: Mbështesim politikën e zgjerimit të NATO-s
16.05.2022 17:27
Maqedonia e Veriut mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s thot minsitreja e mbrotjes Sllavjanka Petrovska....

Maqedonia e Veriut mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s thot minsitreja e mbrotjes Sllavjanka Petrovska. Lidhur me paralajmërimet për zgjerimin e NATO-s me shtetet e reja anëtare ajo thot se është mjaft e pritshme marrë parasysh zhvillimin e ngjarjeve në Evropë.
“Çdoherë kur një vend shpreh fillimisht vullnetin e tij për t'u bërë anëtar i Aleancës, ne e pranojmë këtë, por procesi i anëtarësimit të tij duhet të ndiqet në momentin kur vendi plotëson kushtet për të qenë vend anëtar,është I mirëpritur. Zgjerimi i Aleancës së NATO-s nuk duhet të jetë kërcënim për askënd por përkundrazi mendoj se është një vlerë shtesë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në territorin e Aleancës së NATO-s, por edhe në botë sepse NATO është aleancë politiko-ushtarake, por mbi të gjitha ne e dimë se ajo bazohet në politikën e parandalimit dhe garantimit të sigurisë.”, tha ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska.
Petrovska këtë e theksoi në konferencën e sotme për media në kazermën “Ilinden” në Shkup, ku informoi për Planin për standardet më të larta ekologjike në mbrojtje - "Eko-mbrojtja".
LEONORA KALIQI
