Botë

Suedia do të palikojë për anëtarësim në NATO

16.05.2022 17:56

Suedia i është bashkuar Finlandës në vendimin për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s....

Suedia i është bashkuar Finlandës në vendimin për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s. Ky njoftim nga Stokholmi vjen derisa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska “sigurisht” që do të reagojë për një zgjerim të mundshëm të NATO-s. 
 
“Qeveria ka vendosur për ta njoftuan NATO-n se Suedia dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s. Ambasadori i Suedisë në NATO shumë shpejt do ta informojë NATO-n”, tha kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, më 16 maj. 
 
Njoftimi i Suedisë vjen një ditë pas shteti tjetër nordik, Finlanda, që ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, bëri njoftim të ngjashëm. Finlanda, sikurse Suedia, janë shtete neutrale. Finlanda kishte humbur afër 10 për qind të territorit të saj në Bashkimin Sovjetik. Pavarësisht se janë shtete neutrale, si Finlanda ashtu edhe Suedia, kanë bërë lëvizje të shpejta për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake, teksa janë rritur shqetësime për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. 
 
Presidenti rus, Putin, tha se përderisa Rusia nuk e sheh si kërcënim vendimin e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar në NATO, dislokimi i infrastrukturës ushtarake në këto dy shtete, do të prodhonte përgjigje nga Moska.