Botë

Beograd, raportime për bomba në shkolla dhe ura

16.05.2022 18:25

Policia serbe ka marr njoftime për vendosjen e bombave në disa shkolla dhe ura në Beograd, si dhe në qendrën tregtare “Stadiumi”....

Policia serbe ka marr njoftime për vendosjen e bombave në disa shkolla dhe ura në Beograd, si dhe në qendrën tregtare “Stadiumi”.
 
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se Ura e Brankos, Ura e Gazelës, Ura e re hekurudhore, si dhe Ura e Pançevës janë ndër lokacionet ku janë marrë raportimet për bomba. Raportimi për bombë ka arritur edhe në qendrën tregtare “Stadiumi” në Beograd, ku në orën 16:30 është caktuar ndeshja mes KF Vozhdovcit dhe KF Partizanit, transmeton televizioni serb. Raportime për bomba ka pasur edhe në 97 shkolla fillore dhe të mesme të Beogradit, ndërkaq pas verifikimeve në një numër të madh shkollash është konstatuar se njoftimet ishin të rreme, njoftoi Ministria e Arsimit e Serbisë. 
 
“Deri në orën 14:00, policia ka inspektuar 60 shkolla fillore dhe 13 të mesme në Beograd dhe është konstatuar se bëhet fjalë për shqetësim të rrejshëm, ndërkohë që të tjerat janë duke u inspektuar”, ka deklaruar Sllavko Gak, sekretar për arsim dhe mbrojtje të fëmijëve, në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të qytetit të Beogradit. Po ashtu, policia e Nishit ka marrë njoftim se në aeroportin “Konstantini i Madh” në atë qytet, ishte vendosur një bombë. Policia konfirmoi se një kontroll kundër-diversant është duke u zhvilluar dhe se raportimi ka shumë të ngjarë të jetë i rremë. 
 
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më herët kishte njoftuar se për shkak të raportimeve për bomba, do të kërkojë ndihmë përmes bashkëpunimit policor operacional ndërkombëtar për të marrë informacione për urdhërdhënësin, organizatorët dhe zbatuesit e këtij krimi. Deri më tani, autoritetet në Serbi nuk kanë bërë të ditur se kush është përgjegjës për këto raportime të rreme. Është thënë se kërcënimet për bombat e dyshuara të vendosura vinin nga jashtë, me e-mail, nga një shërbim i koduar, i cili ndryshe nga shërbyesit e tjerë, nuk ruan të dhëna.