Botë

Covid-19, gjashtë qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

16.05.2022 18:53

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, janë kryer 453 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, janë kryer 453 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki: 3 në Tiranë, 3 në Pogradec.
 
Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
 
Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,935 që nga fillimi i epidemisë.