Raund i ri i bisedimeve mes SASHK-ut dhe MPPS-së
17.05.2022 09:11
Gjatë ditës së sotme pritet të përmbyllet...

Raund i ri i bisedimeve mes Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
Një nga temat është marrëveshja kolektive për të punësuarit në institucionet parashkollore , pasi marrëveshja aktuale skadon në qershor. Por gjithsesi që tema më e nxehtë është ajo se kush duhet t’i paguajë të punësuarit në kopshte, që ishin pjesë e grevës së SASHK-ut. MPSS këmbëngul të respektohet rregullativa ligjore.
SASHK për momentin zhvillon bisedime edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Takimi i 13 majt nuk përfundoi me asnjë marërveshje , megjitëhse u tha se disa prej qëndrimeve, janë harmonizuar.
